Ju bllokuan rrugën për dy javë, banorët në Laprakë zhvendosin barrierat e betonit

Banorët e kësaj lagjeje në afërsi të Laprakës protestuan pasditen e sotme për bllokimin e rrugës së lagjes.

Ata thotë se prej dy javësh në dalje të kësaj rrugë që i lidh me qendrën janë vendosura barriera betoni pa asnjë njoftim.

Në atë zonë thotë se nuk ka asnjë punim, por edhe punimet te Dogana sipas tyre nuk kanë lidhje me rrugën.

Në mungesë të një përgjigje nga organet përkatëse, banorët i zhvendosën vetë barrierat e betonit, duke hapur pjesërisht rrugën.

"Kjo lagje është bllokuar nga të gjitha shërbimet. Të gjitha shërbimet i marrim në Laprakë, rruga është bllokuar. Ka dy javë që i kanë vendosur pa asnjë shpjegim".

"Ku do ta kalojnë makinat?Duhet të bëjmë rrugën rreth e rrotull".

"Nuk ka asnjë njoftim se kush i ka vendosur, sa do të rrinë. Bllojnë 2 mijë banorë dhe nuk ka asnjë punim në këto rrugë dhe lagje. Kjo është rruga kryesore e gjithë lagjes. Duam të dimë sa do të rrijë e bllokuar rruga të marrim masa. Atje poshtë te Unaza, firma e ndërtimit thotë se nuk kemi lidhje me këtë. Kush e ka bllokuar rrugën?"

"Më duket i paarsyeshëm bllokimi i rrugës. Nëse një qytetar ka një urgjencë për të shkuar në spital me çfarë të drejtë i bllokohet rruga? Ky shtet është i kalbur, i degjeneruar dhe i mbaruar."

"Po nuk i largoi shteti, do ti heqim vetë."

"Na kanë bllokuar rrugën, nuk na lënë të shkojmë as në spital, as shkollë. Ka dy javë që është bllokuar rruga pa asnjë tabelë."

EMISIONET