Prokuroria kërkon burg për dy nga kontrollorët e Rinasit, për Ndrecën "arrest shtëpie"

Prokuroria kërkon burg për dy nga kontrollorët e Rinasit,

Tre kontrollorët e Rinasit të arrestuar dy ditë më parë nga policia do të dalin të shtunën para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar "arrest me burg" për  Muhin Mezinin dhe Armando Fezgën, ndërsa "arrest shtëpie" për Flora Ndrecën. Seanca është caktuar në zhvillohet në orën 08:30 në Gjykatën e  Tiranës nga gjyqtari i masave Arben Micko.

Dy prokuroret e çështjes, Marjeta Zaimi dhe Ledina Riza, në kërkesën për caktimin e masave kanë shpjeguar se kjo masë është në përputhje me veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" për të cilën akuzohen tre të arrestuarit dhe që parashikon dënimin me 7 vite burg.

Lexo edhe-Me turqit, Rinasi e nis me “bismillah”, ngrihet avioni i parë me pasagjerë, kthehen në punë disa kontrollorë

Gjithashtu ato kanë pretenduar rrezikun që ata të largohen nga vendi ose të prishin hetimet, të cilat vijojnë për të gjetur organizatorët e vërtetë që kanë ndikuar në pezullimin e punës nga ana e kontrollorëve.

Si provë prokurorët kanë paraqitur në gjykatë kqyerjen që u është bërë telefonave të tre të arrestuarve si dhe kontrollorëve të tjerë ku ka pasur biseda në lidhje me pezullimin e punës.

Gjithashtu janë paraqitur dhe formularët e dorëzuar prej kontrollorëve ku pretendojnë paaftësi të përkohshme në punë për shkak të stresit që u është shkaktuar nga përgjysmimi i rrogave.

Më herët avokati i tyre Rezart Kthupi deklaroi se do të kërkojë në gjykatë të shpallin të paligjshëm arrestimin e tre kontrollorëve.

Lexo edhe-“S’ka ndikim politik”/ Avokati: Kontrollorët e arrestuar, në gjendje të rënduar

EMISIONET