"S'ka ndikim politik"/ Avokati: Kontrollorët e arrestuar, në gjendje të rënduar

"S'ka ndikim politik"/ Avokati: Kontrollorët e arrestuar,

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim padinë e kontrollorëve të Albcontrol me anë të së cilës kërkojnë të shfuqizojnë vendimin e Bordit që u ka ulur pagat në vitin 2020.

 Pas daljes nga seanca, avokati i kontrollorëve të arrestuar, Rezart Kthupi, e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tyre dhe shtoi se klientët e tij janë në gjendje të rënduar psikologjike.

Avokati pretendon për një ngërç tek Prokuroria, pasi akuzon vetëm 3 kontrollorë si organizatorë, por jo ekzekutorët e tjerë që nënshkruan gjithashtu deklaratën e paaftësisë.

Avokati: Prokuroria pretendon se ka tentativë të organizuar. Kontrollorët bënë një gjë të ligjshme për paaftësi në punë. Ligji nuk ka pengesë kur i lind kontrollorit paaftësia, të gjithëve bashkë ose individualisht. S’ka pengesë ligjore duke i detyruar mos e deklaronin paaftësinë, është e lejuar.

I kemi takuar të ndaluarit. Janë rënduar psikologjikisht. Nuk e kuptojnë si merret i pandehur një person që ia njeh ligji të drejtën. Deklarata e paaftësisë është individuale. Çdo kontrollor e firmos individualisht. Si e ka ndikuar supervizori kontrollorin. Ka ngërç të habitshëm. Prokuroria çon tre organizatorë, po ekzekutorët duhet të ndiqen penalisht? Këta që bënë deklaratën e paaftësisë.

Ndikim politik? Kjo çështje u bë politike vetëm pasi ndodhi. S’ka ndikim politik. Për këdo do e çojmë në gjyq. Flora Ndrecës i është komunikuar zgjidhja e marrëdhënies së punës. Kemi besim të plotë tek sistemi i drejtësisë. Kjo është shpejtësia e drejtësisë, këto kushte kemi, këto do respektojmë.

Lexo edhe: Kontrollorët padisin Albcontrol për uljen e pagave nga bordi drejtues

https://youtu.be/66B9isMZDUs

Vendi Lajme Kronike avokati deklarata Aktualitet kontrolloret rezart kthupi e arrestuar

EMISIONET