Prokuroria çon për gjykim “grupin e zjarrit” me në krye Gate Mahmutaj

Prokuroria çon për gjykim “grupin e zjarrit” me në

16 persona te arrestuar nje vit me pare ne Lazart, si nje grup i strukturuar kriminal, do të dalin përpara gjykatës të akuzuar për Kultivim, Prodhim, shitje narkotikëve si dhe Kundërshtimit të punonjësit të policisë.

Me në krye, Gate Mahmutaj, keta persona akuzohen se kanë kryer këto vepra penale në një kohë të gjatë, si edhe ne momentin e ndërhyrjes policore për të rivendosur rendin në Lazarat e për të asgjësuar parcelat e mbjedha me lëndë narkotike me 'cannabis sattiva".

Ne nje dosje voluminoze, Prokurorë për Krime të Rënda, me materialet e referuara nga Policia e Shtetit, kane konkluduar se krahas prodhimit, kultivimit dhe shitjes së lëndës narkotike, te pandehurit janë përfshirë në veprime aktive me armë kundër forcave policore.

Ky është grupi i parë i personave që dërgohen nga Prokuroria për Krime të Rënda në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që ka vepruar në zonën e Lazaratit, ndërkohë që hetimi po vijon ende për të tjerë shtetas të përfshirë.

Grupi i zjarrit ende nuk eshte identifikuar, ndersa pergjigjet e akt-ekspertimit te mbi 1500 armeve te sekuestruara ne Lazarat do te jene prova me e forte e akuzes.

1. Razip (Gate) Mahmutaj

2. Arjan (Servet) Basha

3. Florjan Shurdhi

4. Ramadan Basha

5. Altea Haska

6. Gurgaz Skenderi

7. Enrik Skenderi

8. Englied Aliko

9. Matjas Bocai

10. Arbjon Aliko

11. Alfred Proko

12. Vandam Mahmutaj

13. Klajdi Karemani

14. Lorenc Bregu (Çobaj)

15. Beqo Brahimi

16. Drini Aliko

EMISIONET