Zyrtari i CDU-së zbarkon sot në Tiranë, takohet me kryedemokratin Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 08:59

Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman është sot për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Raportohet se zyrtari i lartë do të zhvillojë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Nuk dihet nëse zyrtari i lartë do të zhvillojë të tjera takime me zëra të politikës shqiptare.


