Zonat e Mbrojtura, Nasufi: Drafti fillestar pësoi shumë ndryshime, u hoqën 8 nene që kishim propozuar

Deputeti i PS-së, Fadil Nasufi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se drafti fillestar për zonat e mbrojtura kishte shumë të meta dhe pësoi shumë ndryshime.

Nasufi: Nisma për ndryshime në ligjin 81-2017 për zonat e mbrojtura mori nxitje nga kërkesa e gati 15 kryetarëvë të bashkive që kërkonin të kishin akses në menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Lidhur kjo edhe me disa problematika që krijon ligji aktual I 2017 për mënyrën e menaxhimit dhe për natyrën që ka ligji.

Ne realizuam dëgjesa publike nga mabientalistët nga shoqata të ndryshme, morëm parasysh edhe mendimin e qeverisë që refletkoi.

Drafti fillestar që ishte me të meta në formulim edhe nga pikëpamja e anës profesionale pësoi shumë ndryshime që do të thotë që në tërsësinë e draftit final projektligji reflektoi mbi gjithë rekomandimet e dëgjesës publike që u bënë ku 8 nene që kishim propozuar ne u hoqën.

EMISIONET