Samiti për Ukrainën në Tiranë, zbardhet axhenda, Rama takim me Zelenskyn

Samiti për Ukrainën në Tiranë, zbardhet axhenda, Rama takim

Tirana mirëpret për herë të parë një Samit më datë 28 shkurt, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dy vjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, dhe pritet që të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e sotme. Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e plotë e samitit. 

Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, Kryeministri Edi Rama do të mikpresë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Tiranë

Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” në datën 28 Shkurt, 2024.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.

AGJENDA

E mërkurë, 28 shkurt

09.00 - Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama,në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05- Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 - Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 -  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Transmetim i drejtpërdrejtënë kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11.00 - ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)

Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit tëKongreseve

11.30-KryeministriEdi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 - Foto Familjare

Të gjitha mediat

13.30 - ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. 

 

 

 

 

 

 

 

 

EMISIONET