Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar: Mazniku i kthehet deputetes: Ai ka më shumë vota se ty

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale u shoqërua me përplasje mes demokrates Ina Zhupa dhe kryebashkiakut të Gramshit, Beison Ajazi, i cili ishte ftuar në dëgjesë. Debati erdhi, pasi ky i fundit i ndërpreu fjalën Zhupës teksa ajo po fliste për protestën.
Gjatë debatit, Zhupa iu drejtua Ajazit duke i thënë se nuk do i kërkojë mendim atij se çfarë do të flasë dhe nëse do t'i pëlqej çështja për të cilën po flet apo jo. Më pas, në debat është përfshirë edhe një prej kryetarëve të Komisionit, Arbian Mazniku, i cili i ka thën Zhupës se Ajazi ka më shumë vota nga populli se ajo.
Zhupa: Të nderuar kolegë, nuk kam ndërmend as t’ju kërkoj çfarë do flas, as t’ju pëlqej për atë që po flas. Ju mund të prisni. Mungesa e durimit reflektohet në atë sheshin të mbushur me qytetarë. Keni një pushtet vendor që sot nuk ka zë. Vetë po t’i pyesësh, ata të thonë që nuk e kanë idenë se çfarë planesh kanë mbi bashkinë e tyre. Po ti do vendosësh se ca është procedura… rri aty, mbaj vendin si i ftuar.
Mazniku: Mos i thuaj asnjë të zgjedhuri nga qytetarët ‘rri e mbaj vendin’. Ai atje ka marrë më shumë vota sa ty.

