Futbollistët e Botërorit dhe rrjetet sociale, kush është kampioni me më shumë ndjekës?

Futbollistët e Botërorit dhe rrjetet sociale, kush është

Erling Haaland, Kylian Mbappe e të tjerët po sfidojnë hegjemoninë në fushën e lojës, por jo në rrjetet sociale. Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar vazhdojnë të jenë mbretërit në këtë aspekt pasi janë ata futbollistët e Botërorit 2026 që kanë më shumë ndjekës, një vitrinë gjigante globale dhe një burim i madh të ardhurash.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo që të martën vendosi rekordin si futbollisti i parë që shënon në 6 edicione të ndryshëm të Kupës së Botës është në krye të klasifikimit special madje me shumë diferencë

Duke mbledhur të dhënat nga X, Instagram dhe Facebook, ish sulmuesi i Realit të Madridit që tashmë është 41 vjeç ka në total 950 milionë ndjekës. Vetëm në Instagram, Ronaldo ka 668 milionë ndjekës, 110.1 milionë i ka në X dhe 172.5 milionë në Facebook.

Shifra astronomike këto për një goleador legjendar që është në kërkim të golit të 1000 në karrierën e tij. ‘Rrjetet sociale e kanë konsoliduar rolin e futbollistëve si platforma globale të influencës duke rritur rëndësinë përtej rendimentit sportiv’-thotë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, ëagner Leitzke, shef biznesi i Agjencisë End to End, kompani që kërkon të ,lidhë tifozët, markat dhe kompanitë sportive.

Cristiano Ronaldo përpara Messit

Cristiano Ronaldo është përpara Lionel Messit, kryesuesi i renditjes aktuale të golashënuesve Botërorit 2026 dhe shënuesi më i mirë në historinë e botërorëve për momentin me 18 gola. Argjentinasi ka 510 milionë ndjekës në Instagram dhe 117 milionë në Facebook, ndërkohë që ai nuk ka llogari në rrjetin social X. Podiumin në këtë klasifikim e plotëson braziliani Neymar. Sulmuesi i Santosit nuk është më ai futbollisti elektrik i Barcelonës, por ai vazhdon të ketë pushtetin e influencës sidomos në Brazil. Neymar që humbi dy ndeshjet e para në fazën e grupeve të Botërorit për shkak dëmtimi vazhdon të jetë një spot publicitar që di të shpërthejë në rrjetet sociale. Psh, gjysmë ore pasi Ancelotti shqiptoi emrin e tij mes 26 futbollistëve të grumbulluar për në Botëror, Neymar postoi në rrjetet sociale 3 video të kompanive që e sponsorizojnë. Në Instagram, ish futbollisti i PSG ka 236.5 milionë ndjekës, në X 62.2 milionë dhe në Facebook 92.1 milionë ndjekës.

Braziliani ka një avantazh të konsiderueshëm me vendin e katërt që mbahet nga Kylian Mbappe, kampion bote në Rusi 2018 dhe nënkampion në Katar 2022 dhe që është shumë pranë Messit në klasifikimin e shënuesve të këtij  Botërori me 4 gola. Ylli i kombëtares së Francës ka 131 milionë ndjekës në Instagram, 19.3 milionë në X dhe praktikisht të njëjtën shifër edhe në Facebook. Norvegjezi Erling Haaland nga ana e tij ka ‘vetëm’ 42.5 milionë ndjekës në Instagram, 11.1 milionë në X dhe rreth 20  milionë ndjekës në Facebook.

EMISIONET