Magjistari ganez e ka çliruar Harry Kane nga mallkimi: Mos u ofendo. Ne jemi miq!

Magjistari ganez e ka çliruar Harry Kane nga mallkimi: Mos u ofendo. Ne

‘Shtrigani’ ganez Nana Kwaku Bonsam pretendoi se kishte bërë një mallkim r në prag të ndeshjes Angli - Gana për Kupën e Botës 2026, që Harry Kane, sulmuesi i Anglisë dhe Bayern Munich, të luante keq dhe të mos arrinte të shënonte, dhe për pasojë ndeshja përfundoi në një barazim, pa gola në javën e dytë të Grupit L.

I kënaqur me rezultatin, magjistari e shpalli veten "spiritualisti më i fuqishëm në botë" në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, por njëherësh garantoi se e kishte liruar sulmuesin britanik nga magjia e tij.

"Tani do ta liroj Harry Kane në mënyrë që, në ndeshjen e tij të ardhshme, ai të mund të shënojë. Harry, do të të vizitoj. Mos u ofendo. Ne jemi miq", tha ai.

Vlen të kujtohet se Nana Kwaku Bonsam bëri bujë për herë të parë në vitin 2014, kur mori përgjegjësinë për dëmtimin e gjurit të Cristiano Ronaldos në prag të Kupës së Botës të atij viti. Në atë kohë, shtrigani ganez pretendoi se kishte bërë një magji për të ndaluar yllin portugez, i cili do të përballej me Ganën në këtë garë.  

EMISIONET