Xhixho: “Albanian Files” dëshmon si grabitet prona publike, ndryshohen ligjet e më pas iu dorëzohet klientëve

Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho

Të nderuar qytetare!

Libri “Albanian Files” dëshmon edhe një herë mungesën e plotë të transparencës që ka karakterizuar këtë qeveri për 13 vite. Ai hedh dritë mbi mënyrën se si është konceptuar zhvillimi i Shqipërisë: jo në funksion të interesit publik, por në funksion të pazareve të pushtetit.

Së pari grabitet prona publike. Pastaj ndryshohen ligjet. Më pas prona u dorëzohet klientëve të pushtetit.

Por sot kjo skemë ka kaluar çdo kufi. Nuk preket më vetëm prona publike. Nuk kursehen më as pronat private. Nuk respektohen më as zonat e mbrojtura me ligj.

Nëse është pronë private, pronari nxirret zvarrë nga prona e tij.  Nëse është zonë e mbrojtur, ndryshohet ligji vetëm për t’i hapur rrugë pazareve të paracaktuara. Nuk po flasim më për zhvillim, sot po flasim për grabitje të organizuar nga shteti.

523 projektet e publikuara në “Albanian Files” nuk janë vizatime artistike ng ato të kryeministrit. Dhe mbi të gjitha, nuk janë bërë falas. Kanë kushtuar miliona, ndoshta miliarda euro për t’u projektuar. Kush i pagoi? Nga dolën këto para? Kush i porositi? Dhe mbi të gjitha, kush u garantoi projektuesve se këto projekte do të realizoheshin?

Alarmi është fakti se shumë prej këtyre projekteve janë hartuar dy apo tre vite përpara se të ndryshohej ligji për Zonat e Mbrojtura. Kjo nuk është rastësi. Askush nuk investon miliona euro për një projekt që e di se nuk mund të ndërtohet. Dikush u kishte garantuar se ligji do të ndryshohej. Dhe në këtë vend, vetëm Edi Rama ka fuqinë të garantojë se ligjet shkruhen sipas interesit të klientëve të tij.

Ky është thelbi i kapjes së shtetit!

Kur ligjet nuk hartohen për qytetarët, por për një grusht njerëzish që ndajnë fitimet me pushtetin dhe kemi korrupsion shtetëror në formën e tij më të rëndë.

Ndaj sot kerkohen te kthehen pergjigje per disa pyetje shume konkrete.

PYETJE PËR KRYEMINISTRIN

2.1. A keni qenë në dijeni dhe/ose i përfshirë në identifikimin dhe kontaktimin e arkitektëve të huaj të përfshirë në The Albanian Files?

2.2. Në çfarë cilësie institucionale janë zhvilluar kontaktet e përshkruara nga arkitektët?

2.3. Cili institucion shtetëror ka autorizuar kontaktet me studiot ndërkombëtare?

2.4. Mbi bazën e cilit dokument strategjik kombëtar janë zhvilluar këto projekte?

2.5. A ekziston një strategji e miratuar që parashikonte transformimin urban dhe turistik të zonave të përfshira?

2.6. Kush ka ndërmjetësuar marrëdhënien midis arkitektëve, investitorëve dhe zhvilluesve?

2.7. A janë zhvilluar konkurse publike për përzgjedhjen e studiove? Nëse po, ku janë publikuar?

2.8. Kush ka financuar konkurset ndërkombëtare të zhvilluara për projektet?

2.10. Si janë përzgjedhur projektet që janë zhvilluar në zona të mbrojtura?

2.11. Pse disa projekte janë hartuar 2-3 vite përpara se të ndryshohej ligji për zonat e mbrojtura?

2.12. Cilat institucione kanë kryer verifikimin e burimit të financimit të investimeve?

2.13. A janë kryer analiza të ndikimit ekonomik, social dhe mjedisor për këto projekte?

2.14. A ekzistojnë procesverbale, korrespondenca apo dokumente zyrtare që dokumentojnë kontaktet me arkitektët dhe investitorët?

2.15. Meqënëse shumica e projekteve të përfshira në The Albanian Files kanë lindur nga kontakte direkte ose ndërmjetësime politike, (kryesisht me kryeministrin) cili ka qenë mekanizmi institucional, ligjor dhe financiar që ka garantuar transparencën, konkurrencën e ndershme dhe interesin publik në zhvillimin e territorit të Shqipërisë?

5.     Pyetje për Kuvendin e Shqipërisë

5.1. Kush i ka propozuar ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura?

5.2. Cilat ishin arsyetimet zyrtare për këto ndryshime?

5.3. A janë kryer studime të ndikimit para miratimit të ndryshimeve?

5.4. A ka pasur konsultime me investitorë, zhvillues apo studio arkitekture?

5.5. A kanë qenë deputetët propozues në dijeni të projekteve ekzistuese?

5.6. A ka pasur komunikime me ekzekutivin lidhur me këto ndryshime?

6.     Pyetje për institucionet shtetërore (AKPT, KKTU, KISH, AIDA, ASHK, MTM, AKT, DPT etj.)

Për secilin projekt:

6.1. A janë respektuar të gjitha fazat ligjore të zhvillimit të projektit?

6.2. Kush ka iniciuar procedurën administrative?

6.3. Kur është miratuar planifikimi territorial?

6.4. A është kryer VNM (Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis)?

6.5. Kush ka dhënë lejet përfundimtare?

6.6. A ka pasur procedura të përshpejtuara?

6.7. A janë kryer konsultime publike?

6.8. Cilat institucione kanë monitoruar zbatimin?

6.9. A janë kryer kontrolle mbi burimin e financimit?

6.10. A janë kryer kontrolle tatimore dhe fiskale?

9/Pyetje për SPAK, ILDKPKI, DPPPP dhe institucionet e kontrollit

9.1. A janë kryer hetime mbi mënyrën e dhënies së projekteve?

9.2. A është verifikuar konflikti i interesit?

9.3. A janë kontrolluar burimet e financimit?

9.4. A janë analizuar procedurat e prokurimit dhe të dhënies së lejeve?

9.5. A janë kryer hetime për pastrim parash?

9.6. A është analizuar ndikimi i këtyre projekteve në proceset zgjedhore dhe në administrimin e territorit?

Keto pyetje qe sot kerkojne pergjigje dhe duhet japin llogari deri fund.

Kjo eshte nje structure e tmerrshme kriminale qe tregon si funksionon shteti gjithashtu verteton se ligjet me porosi i ka miratuar Kuvendi qe u kthye ne nje noter te qeverise.

Pasi ka projekte ne kete dosje qe parashikonin shfuqezimin e ligjit per zonat e mbrojtura .

Pra jane bere projkete shume perpara sesa ligjet te ndryshonin.

Kjo eshte nje filozofi antishtet dhe ka nje pergjegjes qe eshte kryeministri Edi Rama.

Ndaj kerkojme pergjigjen e ketyre pytjeve thelbesore per trasparencen dhe llogaridhenen ndaj qytetareve qe eshte nje detyrim kushtetues.

Pergjigjet e tyre do jepnin nje panorama te sakte te kesaj structure kriminale qe drejton vendin.

Keto pyetje do I drejtohem edhe me shkrese zyrtare si deputete ndaj te gjitha institucioneve te vendit.

Eshte koha per llogaridhenie dhe jo me propagade.

EMISIONET