Ronaldo drejt vendimit për të ardhmen me Portugalinë/ Familja lë të hapur mundësinë e tërheqjes pas Botërorit

Është ende me mendje dhe me zemër brenda këtij Botërori, por rreth e ardhmja e Cristiano Ronaldos ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë vëmendje, pasi sinjale të reja janë dhënë nga familjarët e tij.
Motra e yllit portugez, Katia Aveiro, ka folur për mediat sportive në Portugali, duke lënë të kuptohet se ky mund të jetë turneu i fundit i madh ndërkombëtar për kapitenin e përfaqësueses.
Në një intervistë për Sport TV, ajo u shpreh se tifozët duhet ta shijojnë Ronaldon sa më shumë, pasi sipas saj ekziston mundësia reale që ky Botëror të shënojë mbylljen e një epoke.
Megjithatë, ajo theksoi se asgjë nuk është përfundimtare, duke shtuar se vendimi përfundimtar mbetet në dorën e vetë lojtarit dhe mund të merret vetëm pas përfundimit të turneut.
Edhe vetë Cristiano Ronaldo ka shmangur komentet e drejtpërdrejta mbi të ardhmen e tij me kombëtaren. Pas ndeshjes së fundit, ai u shpreh shkurt se nuk merr vendime të nxituara dhe se gjithçka do të vendoset pas përfundimit të kompeticionit.
CR7 ka shënuar 3 gola deri tani në këtë Botëror, ndërsa Portugalia vazhdon rrugëtimin në fazën me eliminim direkt, ku përballet me Spanjën në ndeshjen e radhës.


