VIDEO/ Tedi Blushi i drejtohet mazhorancës: Kjo që bëni ju është provokim!
Kreu i Grupit Parlamentar të partisë së Lirisë Tedi Blushi e cilësoi turp sjelljen e mazhorancës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi për të mos e kaluar në votim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe mosdorëzimin e saj para drejtësisë.
“Kjo që po bëni sot është një provokim, jo ndaj opozitës, por ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të bëheni mburojë e korrupsionit. Ju Niko jeni damkosur sot pas Ramës, si provokatori më i madh.
Flaka do bjerë edhe mbi ju. Prania e Ballukut që nuk është gjë tjetër veçse mafioze, kini vullnetin t’ia dorëzoni drejtësisë, të mos bëheni mburojë. Turpi juaj, turp”, tha Blushi.

