VIDEO/ Këlliçi: Qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që nuk promovon veten, por Tiranën
Kandidati i PD-së për zgjedhjet e 14 maj në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vijuar takimet me banorët e Njësisë Nr. 5 në kryeqytet, duke dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme.
Këlliçi ka theksuar se në Tiranë janë duke u zhvilluar dy fushata paralele dhe ka sulmuar kryebashkiakun Erion Veliaj, që sipas tij është duke zhvilluar takime me administratën dhe jo me qytetarët që i ka harruar.
"Në Tiranë po zhvillohen paralelisht dy fushata, ekipi ynë në terren me qytetarët ndërsa kryebashkiaku në takime me administratën.
Tirana duhet të shembulli i parë i suksesit, lidere e ndryshimit për të gjithë vendit. Këtë do e realizojmë duke promovuar njerëzit e punës, jo të llafeve.
Qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që promovon Tiranën, jo veten. #Njësia5", shprehet Belind Këlliçi.