Salla e KQZ-së kthehet në arenë përplasjeje mes përfaqësuesve të Berishës dhe Alibeajt për përfaqësimin në 14 maj
KQZ po shqyrton sot kërkesën e dy grupimeve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit.
Përfaqësuesi i grupimit të Sali Berishës, Ledio Nuraj është shprehur se ata kanë dokumentcionin që parashikon kodi zgjedhor ndërsa kërkesa është depozituar në përputhje me kodin.
"Kemi dokumentacionin që parashikon kodi zgjedhor dhe kërkesa është depozituar në përputhje me kodin.
Përsa i përket ish-kryetarit Lulzim Basha, ai është shkarkuar në kuvendin e 11 dhjetorit, si nga gjykata që njohu kuvendin si dhe nga kryesia e partisë me votim. Po ashtu z. Basha ka dhene dhe doreheqjen si kryetar partie," u shpreh ai.
Ndërkohë përfaqësuesi i Enkeled Alibeaj Indrit Sefa është shprehur se kërkesat e bëra nga grupimi i Berishës nuk janë të vlefshme pasi dokumentacioni nuk ka pullë apo vulë të Gjykatës së Tiranës.
"Këto kërkesa nuk janë të zbatueshme. Dokumentacioni nuk ka asnjë pullë ose vulë nga Gjykata e Tiranës," tha ai.
Pas kësaj përfaqësuesi ligjor i griupimit të Alibeajt në KQZ, Indrit Sefa kërkoi dispozitën ligjore mbi të cilën argumenti i kolegut të tij bazon kërkesën.
Pas një pushimi të shkurtër, Sefa tha se në dokumentet e paraqitura nuk ekziston emeri i Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike.
“Si e tillë ajo nuk duhet pranuar. Unë nuk duhet t’i hyj më tej këtij debati politik dhe mes demokratëve, pasi nuk është ky vendi i debatit. Ka gjykata për këtë”, theksoi Sefa.
I menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësuesit tjetër i kampit opozitar, kësaj radhe i Partisë së Lirisë
“Ndjej keqardhje për këtë argument. Ka një vendim që është ai 11 dhjetorit sipas statutit që vërteton edhe se kush është Partia Demokratike.
Fraksione të tilla duhet të mos ekzistonin pasi janë në favor të Partisë Socialiste. I bëj thirrje komisionerit të zgjedhjeve që të mos bëhet pjesë e një loje politike që nuk ka lidhje me të”, theksoi ai.
pas debateve mes paleve, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk është KQZ që vendos kush është drejtuesi i një partie politike.
“Nuk është KQZ që vendos kush është drejtuesi i një partie politike. Ne bazohemi vetëm në dokumentacion. Ne bazohemi në vendimin e gjykatës”, u shpreh Celibashi.