Incineratorët, Rama "ndez gjakrat" me Ahmetajn: Nëse do kisha bërë gjykatësin, gjërat do kishin qenë shumë më keq

Në bashkëbisedimin me gazetarët në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për deklaratën e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetajt që të mos bëjë gjykatësin lidhur me aferën e inceneratorëve.

Shkurtimisht, Rama deklaroi se nëse do kishte bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që ai të bëjë rolin e gjykatësit.

“Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit”, tha Rama.

edi rama rama incineratorët arben ahmetaj

EMISIONET