VIDEO/ Këlliçi falënderon banorët e Tiranës: Çdo ditë që kalon na bën më të shumtë

Deputeti demokrat njëherësh dhe kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi e nis javën me një falënderim për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Teksa publikon pamjet e takimeve të tij me banorët e kryeqytetit këlliçi shprehet se çdo ditë që kalon na bën më të shumtë.
“Çdo ditë me qytetarët.
Do të vendosim një rekord takimesh. Thjeshtësia e bisedave, shakatë, janë pjesa më e bukur e ditës.
Çdo fjalë e dorështrëngim është një motiv më shumë për mua.
Çdo ditë që kalon na bën më të shumtë.
Një përjetim i jashtëzakonshëm çdo ditë.
Faleminderit të gjithëve”, shprehet në mesazhin e tij kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi.


