Mbledhja e dy qeverive: Nis ceremonia, Abazoviç pret Ramën

Ka nisur ceremonia e pritjes së delegacionit shqiptar në Podgoricë.

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç ka pritur kryeministrin Edi Rama, ndërsa pas kësaj janë zhvendosur brenda Akademisë së Shkencave ku do të zhvillohet dhe mbledhja.

Në orën 11:15 pritet që të nisë seanca e përbashkët.

Në orën 13:00 është parashikuar nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjes dypalëshe për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazoviç do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

EMISIONET