"E fundit në Rajon e Europë" Meta: Kjo qeveri i ka shpallur luftë profesionistëve e kërkimit shkencor

"E fundit në Rajon e Europë" Meta: Kjo qeveri i ka shpallur

Kreu i PL-së Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se i ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor pasi në Indeksin Global të Inovacionit Shqipërisa renditet e fundit në Rajon dhe Europë.

Qeveria e Edi Ramës i ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor.

Prova më e qartë është Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2022, që e pozicionon Shqipërinë të fundit të rajon dhe Europë.

Shkaqe kryesore për këtë renditje janë mungesa serioze e burimeve njerëzore dhe kërkimore, njohuritë jo të duhura teknologjike dhe sofistikimi jo efiçent i tregut.

Performancën më të dobët, Shqipëria e ka sa i takon prodhimeve të dijeve dhe prodhimeve teknologjike.
Ndërkohë vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina janë dhjetëra vende më lart.

Qëndrimi arrogant dhe mungesa totale e mbështetjes për universitetin, për pedagogët dhe studentët duke mos u dhënë atyre asnjë ndihmë konkrete është arsyeja e vetme për këtë situatë të rëndë.

Kjo Qeveri që është e para për korrupsionin në Europë është e fundit për inovacionin shkencor.
Ndaj vetëm largimi një orë e më parë i Edi Ramës shpëton falimentimin e Shqipërisë dhe nxit zhvillimin e shkencës dhe të ekonomisë.

EMISIONET