VIDEO/ “CEZ-DIA”, deputeti i PS-së Agron Çela në SPAK: Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira, hajdeni tu jap kafe
Deputeti socialist Agron Cela është thirrur nga SPAK për të dhënë deklarime në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”.
Çela, asokohe krahu i djathtë i Ilir Metës ka pasur një kompani që ka pasur marrëdhënie kontraktuale e Kastriot Ismailajn, ish-bosin e DIA-s dhe pritet të japë shpjegime për transaksionet ekonomike të kryera.
Pas mbi 1 orë e 30 minuta në SPAK ku është pyetur për aferën CEZ-DIA. I pyetur nga gazetarët se përse ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, Çela ka thënë se ishte për punët e tij.
“Jeni pyetur për CEZ-DIA? Jo nuk e njoh kush është. Për Ilir Metën s’më ka pyetur askush asgjë. Ilir Metën e njeh gjithë bota kam marrëdhënie shumë të mira. Kastriot Ismailaj se njoh kush është ky.
Çela mban postin e deputetit Socialist në qarkun Shkodër, pas trampolinës politike nga LSI tek PS.
![VIDEO/ “CEZ-DIA”, deputeti i PS-së Agron Çela në](https://media.oranews.tv/oranews.tv/media3/-640-0-74dc493ee7456d80c31660904c5fef77.jpg)