Vendimi për Berishën/ Koka: Gjykata Kushtetuese rrëzoi veten, me një vendim të marrë 1 vit më parë
Gazetari, Bledian Koka në një intervistë në Ora Neës u shpreh se gjykata Kushtetuese me vendimin e sotëm për Kryetarin e PD, Sali Berisha ka rrëzuar veten.
Koka: Ishte një vendim në të cilin gjykata Kushtetuese kishte dy rrugë, njëra rrugë ishte të rrëzonte reformën në drejtësi dhe kryesisht strukturën e posacme antikorrupsion me vendimin e saj antikushtetues ose rruga tjetër ishte që gjykata Kushtetuese të rrëzonte veten.
Dhe si duket me vendimin e sotëm, gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë veten e saj me një vendim që e ka marrë jo më larg sesa praktikisht një vit më parë.
Ateherë kur një grup I 1/5 të deputetëve të parlamentit kërkoi shfuqizimin e masës të kërkuar nga ana e strukturës së posacme antikorrupsion.
Çfarë thoshte gjykata Kushtetuese vetëm një vit më parë për kërkesën që kishte bërë 1/5 e deputetëve.
Thoshte prokuroria e posacme dhe gjykata e posacme në kundërshtim me kushtetutën thoshte gjykata kushtetuese e kanë konsideruar veten kompetente për të vendosur nëse duhet pyetet apo jo Kuvendi paraprakisht përpara vendosjes së masave shtrënguese që kufizojnë lirinë e deputetit duke vendosur me vullnetin e tyre mosdërgimin e kërkesës në Kuvend.
Vetëm në këtë paragraf që e ka thënë gjykata kushtetuese gati një vit më parë praktikisht gjykata Kushtetuese na thotë që SPAK dhe GJKKO kanë rrëzuar Kuvendin

