Veliaj - Xoxa, rreth 1 mln euro bizhu dhe parfume, Rama: Kryebashkiaku dhe bashkëshortja po trajtohen si kriminelët e kriminelëve
Teksa reagoi për arrestimim e djeshëm të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe baashkëshortrs së tij Ajola Xoxa, kryeministri Edi Rama deklaroi se: "Në këtë proces pas 5 vitesh institucionet kanë krijuar një vetëbesim të plotë dhe u ka munguar kritika konstruktive.
I nisur nga një novelë, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 4000 faqe ku prokurorët dhe gjykatësit paraprakë kanë arritur që edhe nënën me fëmijën 6 vjeç ta lënë në Arrest shtëpie kur babanë e kanë çuar në qeli.
Kush e merr dhe e sjell këtë fëmijë nga shkolla, si i jepet për të ngrënë etj.
Kemi pasur edhe raste të tjera ku për 1001 arsye janë trajtuar ndryshe.
Mungesa e uniformitetit që merren dhe trajtohen si kriminelët e kriminelëve Veliaj, Xoxe dhe fëmija 6-vjeç, ka një peshë të tillë që nuk duhet folur pa u zbardhur krimet që e paskan lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq.
Flas për krimet e provuara, jo ata nga gojët e ndyra. Më thonë bëhu burrë e jep dorëheqjen. Për çfarë arsye ta jap?"


