Vasili i kthehet ashpër Ramës: Kryehajduti që falimentoi bashkitë dhe vetë Shqipërinë ka fytyrë e kërkon vota akoma
Partia e Lirisë përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur deklaratave të sotme të bëra nga kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së.
Për Petrit Vasilin është e papranushme që Kryehajduti i qeverisë, që kutërbon nga era e qelbur e inceneratoreve dhe kryehajduti, që falimentoi bashkitë e Shqipërisë ka fytyrë e kërkon vota.
“Kryehajduti i qeverisë, që kutërbon nga era e qelbur e inceneratoreve foli prapë!
Kryehajduti, që falimentoi bashkitë e Shqipërisë ka fytyrë e kërkon vota.
Kryehajduti, që ka turp nga kandidatët e tij, i ka futur ata në brekushet e tij, që vijnë erë, se nuk i nxjerr dot përpara njerëzve.
Kryehajduti, që falimentoi të gjithë ujësjellësat e Shqipërisë po na flet për vota.
Kryehajduti po thotë se nuk do t’u japë lekë bashkive të opozitës dhe gjithë Shqipëria qesh me lehjet e këtij qeni të rrahur e të lodhur, se paratë e buxhetit s’janë të babait të tij, por të të gjithë shqiptarëve.
Kryehajduti, që falimentoi Shqipërinë me miliarda euro borxhe, që i mori vetëm për t’i vjedhur, po na flet për qeverinë e tij të vdekur.
Kryehajduti, që nuk tremb dot më as ata që ka për qark, bën sikur kërcënon dhe gjithë Shqipëria qesh e vdes gazit me të.
Kryehajduti, që ktheu Shqipërinë në narko-shtet po na flet për të ardhmen.
Kryehajduti, që e futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave po na flet për qeverisje.
Kryehajduti, mik i McGonigal-it, dhe lloj e soj mafiozi e trafikanti, ka surrat dhe po na flet për qeverisje.
Kryehajduti që largoi 700 mijë shqiptarë për shkak të qeverisjes së tij prej horrash, ka fytyrë dhe na tregon të ardhmen.
Kryehajduti që nuk la gjë pa vjedhur nga bregdeti e deri te banesat e njerëzve të thjeshtë, nga koncesionet e deri tek tenderat me dhjetëfish çmimi, nga inceneratorët e deri tek Porti i Durrësit, nga tërmeti e deri tek pandemia ka surrat e flet për të ardhmen.
Kryehajduti nuk numëron dot të ketë bërë asgjë të mirë për qytetarët, por ju ka humbur edhe mjaft të mira të siguruara me aq sakrifica nga ata që qeverisën përpara atij.
Kryehajduti është e vetmja fatkeqësi për shqiptarët, është i vetmi hall, është i vetmi problem që ata e njohin shumë mirë dhe që do ta zgjidhin si duhet dhe shumë fort në 14 maj.
Një kryehajdut me majasëll në tru nuk i duhet askujt, aq më pak popullit shqiptar.
Ndaj kryehajduti, ky mbeturinë mafioze duhet groposur në fushën e mbeturinave të historisë ashtu siç gropos ai plehrat pa i përpunuar fare.
Falmeshendet Kryehajdut se Shqiperia ta ka vendosur fundin....e turpshem sigurisht!”, deklaron nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.