Blushi në krah të Këlliçit: Qytetarët në Tiranë, ndihen të mashtruar, të vjedhur e të braktisur

Blushi në krah të Këlliçit: Qytetarët në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili njëherësh është dhe anëtar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këshillin bashkiak të Tiranë në zgjedhjet vendore të 14 majit ka vijuar turin e takimeve në kryeqytet me banorët të Njësisë Administrative Nr. 9.

Ndërsa publikon pamje nga takimet e zhvilluara në krah të kandidatit për kryebashkiak Belind Këlliçi, Blushi thotë se qytetarët ndihen të mashtruar, të vjedhur dhe të braktisur nga pushteti aktual, dhe për këtë arsye, thotë ai, mezi po e presin 14 majin për ta ndëshkuar me votë këtë regjim.

“Qytetarët tek Njësia Nr.9 mezi presin 14 Majin!

Si kudo në Tiranë, ata ndihen të mashtruar, të vjedhur dhe të braktisur.

Ndaj kanë përqafuar nevojën për Ndryshim, që bashkohet me 5 prioritetet e Belind Këlliçit që përmirësojnë jetën e qytetarëve!”, shprehet Tedi Blushi.

tedi blushi belind këlliçi blushi

EMISIONET