Kushtetuesja zvarrit çështjen për konfiskimin e pronave me VKM, opozita akuza të forta

Kërkesa e Partisë Demokratike për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për konfiskimin e objekteve pa leje nuk u shqyrtua as këtë të mërkurë. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u kërkuan 28 deputetëve të opozitës që kanë bërë padinë të firmosin autorizimin e Marash Logut si përfaqësues ligjor në këtë çështje.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së PD për shfuqizimin e vendimit për konfiskimin e ndërtimeve pa leje u shty shumë pak minuta nga nisja e saj.

Këtë herë anëtarët e gjykatës kërkuan firmën e 28 deputetëve të opozitës për autorizimin e Marash Logut si përfaqësues ligjor në këtë çështje.

Kërkesa e artikuluar nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj nxiti debate në sallë.

Në përfundim të seancës Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, akuzoi Gjykatën për standarde të dyfishta.

Sipas tij në tre dekadat e fundit nuk ka ndodhur që të kërkohet një autorizim i tillë.

Akuza adresoi edhe ndaj kryeministrit Edi Rama që sipas tij po ushtron presion ndaj Kushtetueses.

“Ndërkohë sa i përket debatit konstatuam se e njëjta trupë gjykuese ka vendosur një standard të ri gjykimi, duke zvarritur edhe më tej këtë çështje, ndërsa na e bënë të ditur sot. Bëhet fjalë për godinën e Çet Kastratit. Duhet të na e bëjë me dije që mos të harxhojmë kohën. Nëse iu është betuar që to përgjigjet këtyre individëve, të na e bëjë me dije që mos të harxhojmë kohë. PD është përfaqësuar me të njëjtin autorizim.

Nuk është ngritur asnjëherë ku pretendim. Ngrihet për një çështje ku ka shantazh nga Edi Rama. Ai ka marrë në mbrojtje ndërtimin pa leje të Çet Kastratit. Kjo bëhet për llogari të një oligarku. Është irrituruese. Nuk ka ndodhur kurrë që të jenë dy deputetë nënshkrues në seancë dhe s’mund të vijnë të flasin 28 deputetë. Gjykata e shtyn me ditë të tjera, pasi e shtyhu një herë me një vendim absurd”, tha ai.

Kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për katet pa leje, Partia Demokratike e dorëzoi në tetor të vitit të shkuar.

Seanca e shqyrtimit të vendimit është shtyrë disa herë ndërsa ende nuk ka një datë për gjyqin e radhës.

gjykata kushtetuese gazment bardhi kushtetuesja

EMISIONET