Analiza e fushatës me Kryesinë, Rama: Do kemi rezultat që na shpërblen punën! Kundërshtarët, probleme që duhen zgjidhur
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialsite në selin rozë mëngjesin e kësaj të mërkure. Kjo mbledhje mbahet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, analizë për sondazhet dhe e deritanishme dhe dhe forma organizative e fushatës në terrenë.
Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, dje Partia Socialiste i është përgjigjur kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me përdorimin dhe pozicionimin e materialeve propagandistike elektorale.
Me anë të një letër shkruhet se PS ka ndjekur çdo rregull sipas Kodit Zgjedhor dhe se do të disponojë materialet e kërkuara në KQZ.
Në letrën që mban firmën e Sekretarit Për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji, njoftohet se në secilën prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri i subjektit zgjedhor, pra i PS-së.
Pas mbledhjes Rama sulmoi kundërshtarët politikë.
"Unë besoj që do kemi një rezultat shumë kuptimplotë për të gjithë dhe mbi të gjitha një rezultat që aq sa do të na shpërblejë për punën që kemi bërë, aq do të na motivojë për atë që duhet të bëjmë. Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki dhe janë problemet që kemi për të adresuar dhe zgjidhur si vend. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim në një kthesë të madhe e të fortë në planin ekonomik", tha Rama.
Kujtojmë që Rama i është kthyer fushatës në terren në disa bashki, ndërsa ditën e sotme nuk do jetë prezent në asnjë aktivitet që do të organizohen në kuadër të fushatës.
Lidhur me posterin me gishtin e mesit nga kandidati i opozitës Belind Këlliçi, Rama tha se nuk i bën përshtypje.
“Nuk kam koment sepse është një humbje kohe dhe është një lloj ofendimi për votuesit që të merren në konsideratë që të trajtohen individë, të cilëve përveç dëftesave të shkollës që u mungon, gishtat e mesit që i ngatërrojnë për ndonjë mision. Mua s’më bën përshtypje, këta njerëz kanë problem shumë të madh, këta njerëz janë parfumi për zorrën qorre, janë maska, janë kukulla, dhe jo për një zorrë qorre që thjesht përfaqëson një alternativë të kalbur, por për një zorrë qorre që është apendiciti i Shqipërisë. Mund të mos kesh dëftesën, mund ta ngresh gishtin e mesit… ok… këto janë gjëra që kalojnë. Po ti japësh fytytën, surrateve të së shkuarës që janë aty për interesat e tyre personale kjo është e pa votueshme dhe e pa tolerueshme.”- tha Rama.
Ndërsa lidhur me posterin e tij për Ilir Metën dhe Sali Berishën, Rama tha se ata janë e shkuara ndërsa PS e ardhmja.
“Nuk e keni ndjekur me vëmendje atë që themi. Unë s’bëj asnjë krahasim se është ofendim për mua dhe socialistet që të bëj krahasime mes meje , ‘non gratave’ dhe një zorre qorre që është në trupin e Shqipërisë. Unë flas për sot, rrogat po rriten sot dhe siç nuk janë rritur kurrë. Në poster është e ardhmja dhe e shkuara. Kjo nuk ka lidhje me asgjë tjetër. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët tanë, ata i zgjedh vota. Ka një pjesë të shqiptarëve që fatkeqësisht duhet ti kishin drejtuar me kohë të merreshin me hallet e tyre e të merreshin me drejtësinë. Drejtësia vonon por s’harron e do të veprojë me patjetër. Ajo që më neverit është se këta njerëz kanë arritur të marrin me vete një pjesë të shqiptarëve në raport me miqësinë dhe aleatët tanë. Vërtetë BE s’ka normë të tillë si shpallja non grata por të jeni të sigurt që s’ka derë që nuk hapet askund për ta. Është çmenduri të diskutohet kjo gjë dhe njerëzit duhet të ndahen nga këta se është puna e një fryme, puna e një historie të dhimbshme që duhet patjetër të ndëshkohet nga shqiptarët”, tha Rama.
Po ashtu Rama iu përgjigj dhe akuza se ai po i bën presion dhe shatnzh qytarëve duke i kërcënuar me braktisje të qeverisë për ato bashki ku fitues do të jenë kandidatë të tjerë dhe jo njerëzit e zgjedhur nga ai për të qenë në krye të bashkive.
“Unë s’kam folur për kandidatë kundërshtarë as për të opozitës, kam folur për kukullat të një çifti ku kemi një non grata. Cilësia e marrëdhënieve dhe natyra e raporteve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. Ata e vendosin kur një individ i shpallur non grata mban damkën e personit që është i padëshirueshëm. Kjo e bën të vështirë ndërveprimin,. S’është presion, por mënyrë për t’ua thënë drejtpërdrejt njerëzve që do jetë 9i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duam ne po se këta kandidatë s’janë vënë aty për të bërë detyrën, por për të krijuar oaze të luftës politike. Për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar qeveritë vendore si pengje lufte. Si Shkodra për shembull, jo se ne nuk kemi dashur, po se këta kandidatë i përkasin një familje të shthurur politike që nuk kanë dashur kurrë që të qeverisin vendin në mënyrën e duhur. Këta kanë sjellë vetëm degradim. Shkodra është i vetmi qytet ku plehrat rrinë në kazan e nuk mblidhen, njëlloj si dikur para se ne ta kishim pastrimin prioritet. Kemi treguar që dimë çfarë bëjmë, jo se kemi bërë gjithçka në rregull por se kemi vullnetin. Vendi ynë s’ka qenë kurrë më i respektuar, më i fuqishëm e më i vlerësuar në rajon por jo vetëm. Siç hoqa unë apendicitin duhet të heqin këtë zorrë qorre. “- tha Rama.