Shehu: Sulmi i Serbisë ndaj Greqisë për votën “pro” Kosovës, i shtyrë nga Rusia. Beogradi jashtë realitetit

Shehu: Sulmi i Serbisë ndaj Greqisë për votën

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare, tashmë deputet i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me zhvillimet që prodhuan zgjedhjet e pjesshme të së dielës që u mbajtën në veri të Kosovës, ku partitë politike të minoritetit serb i bojkotuan ato, dhe që kulmuan me prnimin e Kosovës në KiE.

“Megallomania e absurdi i Serbisë përballë realitetit dhe kundër dakordësive!

Bernabiç anuloi dje vizitën në Athinë, sepse Greqia nuk votoi kundër pranimit të Kosovës në KiE!

Serbia, fatkeqësisht kështu në kundërshtim edhe me marrëveshjet që ka pranuar, vazhdon të “lundrojë” jashtë realitetit.

Ndërsa Dadiç me prepotencë dhe arrogancë i drejtohet Dendias duke i thënë “se Vuçiç të ftoi edhe për darkë në Beograd”!

Nga ana tjetër, Serbia sulmon dhe Ukrainën, po për këtë arsye!

Anatemon Malin e Zi për voten pro! Etj.etj.

Sikur ajo të jetë “qendra e botës” dhe mund të urdhërojë “majtas e djathtas”, të gjithë.

Edhe Greqinë, nje vend anëtar i BE-së dhe i NATO-s, shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Dhe kjo ndodh mbasi Vuçiç ka pranuar de facto paktin franko-gjerman në Ohër së bashku me aneksin.

Pra, ka pranuar kështu bllokimin e çdo fushte serbe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtare.

Ndërsa mbrëmë “kërcënon” Greqinë për rolin e saj konstruktiv ne KiE!

Një kontradiktë thelbësore kjo, që bën të pabesueshme çdo premtim e marrëveshje të pranuar nga Serbia, e cila nuk kupton, ose nuk do të kuptojë, se pranimi i Kosovës në KiE është një zhvillim pozitiv dhe stabiliteti.

Kjo jo vetëm për Kosovën, por edhe për Rajonin, për Serbinë vetë, si edhe për serbët që jetojnë në Kosovë, për standardet ndaj tyre.

Siç duket pikërisht stabiliteti e afrimi me Evropën e shqetëson Serbinë. Në fakt Rusinë, qe e shtyn atë të ndërrmarrë të tilla veprime absurde”, shprehet deputeti demokrat Tritan Shehu.

serbia kosova tritan shehu

EMISIONET