Çupi: Kongresi që solli lidershipin e ri të PS-së dhe braktisja e Byrosë Politike nga Ramiz Alia

Në një nga momentet më delikate të historisë politike shqiptare, një kongres i mbushur me përplasje rrymash dhe dominim të nostalgjikëve shënoi fundin e një epoke dhe fillimin e një tjetre. Përmes manovrave të fshehta dhe një plenumi paralel, u krijua një komitet organizator që anashkaloi strukturat klasike të partisë. Ky grup, i përbërë nga intelektualë të rinj e të guximshëm, përfshinte emra që më vonë do të dominonin skenën politike, si Fatos Nano, Anastas Angjeli dhe Gramoz Ruçi.
Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News" ishte gazetari Aleksandër Çipa i cili u shpreh se sulmi i tensioneve u arrit gjatë një seance të mbyllur që zgjati përgjatë gjithë natës mes 10 dhe 11 qershorit.
Ishte një natë ku byroja politike u vu fjalë për fjalë në bankën e të akuzuarve. Delegatët kryqëzuan udhëheqësit e lartë për privilegjet e tyre dhe shpenzimet marramendëse për vila dhe apartamente, duke krijuar një atmosferë të paprecedentë llogaridhënieje dhe transparence.
Në këtë kaos, anëtarët e byrosë, të mbytur nga qindra pyetje, iu lutën liderit të tyre për shpëtim, duke thirrur nga foltorja: "More shoku Ramiz, çohu na mbro!".
Ndiqni emisionin e plotë:

