VIDEO/ Fermerët hanë krimba për të takuar miqtë e zemrës

VIDEO/ Fermerët hanë krimba për të takuar miqtë e

Izolimi i fermerëve me botën e jashtme ka bërë që malli për miqtë dhe familjarët e tyre të jetë i madh.

Mbrëmjen e sotme, në Ferma Vip kanë ardhur miqtë e ngushtë të fermerëve, të cilët do i takojnë, nëse kalojnë një sfidë.

Në një enë, të mbushur me bajga dhe krimba, fermerët do të duhet të gjejnë një derrkuc të vogël.

E para që e provoi këtë sfidë ishte këngëtarja Soni Malaj. Pasi gjeti derrkucin, moderatorja Arbana Osmani me shaka tha se do të duhet të hanë edhe nga një krimb, kërkesë që Soni e realizoi për të takuar mikeshën e saj të ngushtë Elën.

Më pas, ishte Iliri ai që jo vetëm gjeti derrkucin, por edhe ai hëngri një krimb, për të bërë të mundur takimin me mikun e tij Arbër Sulstarova.

“Proteina janë në fund të fundit”, tha Iliri para se të hante krimbin, duke shtuar: “shiko sa i freskët është”.

Kenzo erdhi në Ferma Vip për Bujakën. Ky i fundit nuk rezistoi ta çanote sfidën deri në fund për të takuar shokun e tij.

Enxhi erdhi për të takuar Sarën. Fermerja e gjeti derrkucin shumë shpejt, por ngrënien e krimbit e kishte me siklet. Ajo thjesht e kafshoi, e më pas e nxorri nga goja.

Romiri ishte fermeri i radhës që për të takuar mikun e tij Ervin Bejleri gjeti derrkucin, më pas shpëlau krimbin nga bajgat dhe e hëngri.

“Më mirë përcille pa e kafshuar, se nuk ndjen gjë”, tha Romiri.

“Për Mandin ha dy krimba”, tha Visi, para se të niste gjetjen e derrkucit. Pasi kaloi sfidën, ai doli me vrap për të takuar Mand Pezën.

“Faleminderit për darkën e mrekullueshme”, tha Moza para se të niste sfidën. “Unë Rita Petron e takoj në çdo kohë, por po e bëj pëër ju dhe publikun”, shtoi Moza.

“S’dua të krijoj varësi nga kjo që bëra, e bëra për spektatorin dhe fermën”, tha poetja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

EMISIONET