Batuta në studio/ Sorra bën parashikime për Botërorin dhe “përplasja” për bluzën e Çelmetës

Tension dhe të qeshura kanë shoqëruar nisjen e emisionit sportiv "Ora e Botërorit", në "Ora News", ku rikthimi i të ftuarve në ekran ka sjellë emocione të forta dhe debate komike. Atmosfera u ndez menjëherë kur mungesa e Italisë në kampionatin botëror u bë shkak për ngacmime mes të pranishmëve.
I ftuar në emision ishte Arben Sorra, i cili u shpreh se vëmendjen i'a mori veshja e njërit prej të ftuarve, i njohur si Çelmeta.
Një bluzë e cilësuar si "verbuese" dhe e shoqëruar me pantallona të verdha, shkaktoi reagime të shumta, duke u ironizuar si "bluzja më e bukur në botë". Moderatorja ndërhyri për të qetësuar situatën, duke pyetur me shaka nëse kjo veshje e bënte atë një kundërshtar në këtë botëror.

