E rëndë në Korçë! Vogëlushi bie nga kati i dytë i banesës, pritet transportimi drejt Tiranës

E rëndë në Korçë! Vogëlushi bie nga kati i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka rënë nga kati i dytë i banesës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ku i mituri, është rrëzuar duke pësuar dëmtime në trup dhe në kokë.

Fëmija është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçë, ku ndodhet në repartin e reanimacionit të pediatrisë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore, është parashikuar që i mituri të dërgohet për mjekim të specializuar drejt Tiranë.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

EMISIONET