Batuta nga Çelmeta: Brazili mori Ancelotin në botëror që dhe Italia të ndihej "e përfaqësuar"

I ftuar në emisionin "Ora e Botëtorit", në "Ora News", ishte Roland Çelmeta, i cili u shpreh me batutë se Brazili mori Ancelotin në botëror që dhe Italia të ndihej "e përfaqësuar".

Theksi u vendos te qasja që duhet të ketë një trajner elitar për të arritur majat. Nga njëra anë, mbrohet ideja se suksesi vjen vetëm përmes një drejtimi me "dorë të hekurt" dhe një mentaliteti absolut fituesi.

Nga ana tjetër, kjo logjikë hidhet poshtë kur bëhet fjalë për ekipe të mbushura me talent të lindur natyral, siç është rasti i kombëtares së Brazilit.

Talenti brazilian konsiderohet aq superior në fushë, saqë disiplina e ashpër ushtarake duket krejtësisht e panevojshme, sidomos kur janë pikërisht lojtarët nga Amerika Latine ata që i kanë dhënë vazhdimisht spektakël dhe bukuri kampionateve evropiane.

 

EMISIONET