Takimi Rama-Lamallari në 'Vilën 30', zbardhen temat e diskutimit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe ministrin e Drejtësisë Toni Gogu.

Në fokus të takimit te Vila 30 me Lamallarin, ku ishin të pranishëm edhe zëvendësministrat, drejtues të agjencive në varësi të Ministria e Brendshme si dhe anëtarë të kabinetit të tij, ishin disa çështje kyçe të administrimit vendor dhe reformave institucionale.

Nga ajo çfarë raportohet, diskutimet u përqendruan te ecuria e procesit të adresave, hartimi i një ligji të ri për IKMT, si dhe një qasje e re për rolin e prefektëve, e cila synon rritjen e përgjegjësive dhe fuqizimin e tyre në nivel territorial.

Sakaq, takimi u zhvillua edhe në kuadër të zgjedhjes së drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, teksa sot është faza finale e intervistimit të kandidatëve.

EMISIONET