Tabaku takon Escobar dhe Yuri Kim: Partneriteti mes vendeve tona, guri i themelit për një Shqipëri demokratike

Tabaku takon Escobar dhe Yuri Kim: Partneriteti mes vendeve tona, guri i

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri Juri Kim, gjatë një vizitë në SHBA,

Nëpërmjet një regaimi në rrjetet sociale Tabaku ka zbardhur dhe takimin mës tyre, ku bën me dije së kanë biseduar për për forcimin e luftës ndaj korrupsionit dhe rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike”,shkruan deputetja Tabaku.

Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë!

EMISIONET