Sot skandon afati 48 orësh për Alibeajn, KQZ miraton listën e PD-së të anëtarëve të KZAZ-ve

Sot skandon afati 48 orësh për Alibeajn, KQZ miraton listën e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton listën e anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve), të propozuar nga Partia Demokratike zyrtare.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në faqen zyrtare elektronike të KQZ.

Miratimi vjen teksa KQZ-ja nuk ka regjistruar ende PD-në zyrtare ku kryetar rezulton të jetë i dorëhequri Lulzim Basha, si subjekt zgjedhor për 14 majin, kjo për shkak të dokumentacionit të autorizimit problematik i Enkelejed Alibeajt për të ushtruar kompetencat e kryetarit të partisë.

Për këtë çështje, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e 9 marsit, gjatë shqyrtimit të kërkesave të Rithemelimit dhe PD-së zyrtare, KQZ rrëzoi Berishën dhe shtyu regjistrimin e Alibeaj.

Celibashi deklaroi se në bazë të dokumentacioneve që i janë paraqitur, të drejtën për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, e ka Lulzim Basha.

Celibashi, pasi dëgjoi përfaqësuesit e dy grupimeve në PD, u shpreh se kërkesa e Bashës nuk është e plotë ndaj dha 48 orë kohë për të bërë plotësimet e duhura.

Pas këtij qëndrimi, Enkelejd Alibeaj është shprehur se nuk ka aspak nevojë që të dorëzojë asnjë dokument ekstra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes që zhvilloi, Alibeaj tha se fakti që ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen është publik.

Ndërkaq Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve këtë të shtunë, pritet që në orën 11:00 të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

Çështje të mbartura

1.      "Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

2.       "Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Çështje për shqyrtim rishtas

1.       Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Mat, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Ana Gazmir Hysa".

2.       Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë G 99, z. Klodian Kapllan Përshaku".

3.       Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kolonjë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Demokracia Sociale, z. Arjan Andon Çikopana".

4.       Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Shkodër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, z. Durim Adem Bullakja".

5.       Vlerësim i raportimeve të veprimtarive me karakter publik të disa institucioneve, për periudhën 24 shkurt – 2 mars 2023.

6.       Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së qendrës mediatike MCA – Press & Gir për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.

sali berisha zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore zgjedhjet celibashi ilirjan celibashi kqz pd enkelejd alibeaj lulzim basha partia demokratike

EMISIONET