Basha e Alibeaj kryetarë të PD-së, ironizon Gjokutaj: Qindra “de jure” nuk e ngjizin dot një “de facto”
Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar në Partinë Demokratike ku Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha pretendojnë se janë kryetarë të saj, ndërsa shumica dërrmuese e demokratëve përfshi dhe vetë kryetarin e Komiisonit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi janë të mendimit se kryetari real i PD-së është Sali Berisha.
“Një “de facto” bën qindra “de jure”, por qindra “de jure” nuk e ngjizin dot një “de facto”!”, ironizon Gjokutaj në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.
Më herët avokati do të reagonte edhe lidhur me vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, duke njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD.
Por vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili duke iu referuar ligjit tha se parashikon se nëse nuk do të depozitohet kjo deklaratë për regjistrim e firmosur nga Basha, vendimi i KQZ-së do të jetë që të mos regjistrojë në zgjedhje PD-në.
“Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj së pari duhet të sqarojnë njëri-tjetrin se kush është Kryetari, sipas tyre!
Pasi ta kenë kryer ketë procedurë, ata duhet të bëjnë inventarin dhe njoftojnë opinionin publik se kush janë nënkryetarët e “partisë” së tyre, a ekziston Keshilli Kombëtar i forcës politike që pretendojnë se drejtojnë!
Mandej t’ju thonë njerëzve që a munden ta mbledhin një Kuvend të Partisë!
Pasi të kenë kryer këto shërbesa të gjejnë një Hoxhë që t’i marrë përsipër të ndërmjetësojë me KQZ-në për regjistrim!”, shprehet avokati Genc Gjokutaj.