Dalin 63 emrat e PL-së për këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Jemi betuar për të larguar regjimin

Zbardhet lista me 63 kandidatë të Partisë së Lirisë për këshillin bashkiak të Tiranës.

Në listë siç shihet ka ish-gazetarë, farmacistë, politologë, avokatë etj.

Ish-deputetët Silva Caka, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi kryesojnë listën e emrave si kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kujtojmë se sot KQZ regjistroi Partinë e Lirisë si subjekt për zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi emrat për këshillin bashkiak të Tiranës. Meta pohoi edhe një herë se me Berishën ka firmosur një firmë dhe janë betuar solemnishit për të larguar regjimin në zgjedhjet e 14 majit.

“Kemi ndjekur procedurë transparente për kandidatet për këshilla bashiake. Komisioni i drejtuar nga Vasili ka bërë një vlerësim përfundimtar të kësaj liste, në bazë të aplikimeve të pertinenteve. Mund t’ju konfirmoj se lista me 26 emra e parë është e miratuar nga kryesia, pjesa tjetër është zyrtarizuar nga komisioni përkatës, pasi secili të plotësojë dokumentet përkatës. Lista drejtohet nga Silva Caka, dhe nga figura të tjera të Partisë së Lirisë, si Braimllari, Kërpaçi, Tedi Blushi, Ana Zizaj, etj.

Besoj se të gjithë e dinë, dhe e mbajnë mend që ne keni hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni ku jemi angazhuar solemnisht, për t’i dhënë fund regjimit qendror duke rrënjosur fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Kthimin e këshillave bashkiake në tribuna, ku vetë qytetarët do të vijnë dhe do të shprehin idetë e tyre. Hapi i dytë është një ligj që do të ushtrojë të drejtën e referendumit, që t’i jepet fund pengmarrjes së shtetit.”, pohoi Meta.

Dalin 63 emrat e PL-së për këshillin bashkiak tëDalin 63 emrat e PL-së për këshillin bashkiak të

zgjedhjet lista serbe bojkot

EMISIONET