Protesta te zyrat e Alabbar/ Berisha: Të rinjtë dhe Shoqëria Civile mbrojnë me guxim Portin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2023, 22:49
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas protestës që të rinjtë dhe Shoqëria Civile zhvilluan këtë pasdite te zyrat e kompanisë së biznesmenit arab, Mohamed Alabbar te "Air Albania".
Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej "Larg duart nga Porti i Durrësit" dhe shpërndanë fletëpalosje me 5 pika ku renditen arsyet pse projekti nuk duhet të zbatohet.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka vlerësuar si të guximshëm protestën e aktivistëve të cilët u përballën live me sipërmarrësin e Edi Ramës.