SIGURIA USHQIMORE DHE INTEGRIMI NË BE! - Balla: Një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më sfidues të negociatave

Çështjet e sigurisë ushqimore si  një nga kapitujt më të rëndësishëm e sfidues në procesin e negociatave me BE, ishin në qendër të një diskutimi në Këshillin kombëtar të Integrimit.

Balla: Do të jenë mbi 200 ligje që do të duhet të shqyrtohen, ndoshta brenda këtij sesioni që mbyllet në fund të korrikut, ose duke përfshirë edhe një pjesë të sesionit të dytë të këtij viti.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla paralajmëroi kështu punën që ka përpara Kuvendi në përaafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. Theksoi se siguria ushqimore përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më sfidues të negociatave.\

Balla: Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë janë gurë themeli për përgatitjen e vendit për tregun e brendshëm europian. Ligjet e miratuara janë të rëndësishme, por zbatimi i tyre në terren kërkon një sistem kontrolli efektiv, transparent dhe të mbështetur mbi shkencë

Një nga sfidat kryesore, mbetet hyrja e ushqimeve të skaduara nga jashtë vendit, përçka ministri I Bujqësisë Andis Salla paralajmëroi një investim prej rreth 20 milionë dollarësh për ndërtimin e 7 Pikave të Inspektimit Kufitar, si dhe për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të AKU-së dhe ISUV-it.

Në tryezën që bëri bashkë ekspertë të integrimit, sigurisë ushqimore, përfaqësuesit e qeverië kërkuan raportim mbi zbatimin e legjislacionit të sigurisë ushqimore dhe për të koordinuar veprimet e institucioneve të përfshira në procesin e integrimit.

EMISIONET