Holta Zaçaj kërkon rol kyç në Bankën e Shqipërisë, kandidon për Këshillin Mbikëqyrës
Nga organi kushtetues më i lartë në vend në zemër të financave të vendit.
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, kërkon një rol kyç në një nga institucion vendimmarrës brenda Bankës së Shqipërisë, atë të Këshillit Mbikqyrës.
Para Komisionit të Ekonomisë, ajo e përshkroi BSH si në thelb të funksionimit të shteti, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel rëndësie me institucionet më të larta kushtetuese
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u shpreh se karriera e saj në drejtësi ka qenë një privilegj dhe një ëndërr e përmbushur, por theksoi se synon të kontribuojë edhe në majën e sistemit financiar
Në një deklarim me tone personale, ajo kujtoi edhe periudhën trevjeçare në krye të Gjykatës Kushtetuese, të cilën e përshkroi si një detyrë të ushtruar mes presionit politik.
19 kandaturat e ofruara per plotësimin e tre vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të BSH kane pefunduar.
Pas ketij procesi pritet te behet vlersimi i tyre dhe Komisioni pritet te propozoje një listë më të ngushtë kandidatësh për ta kaluar per votim ne Parlament

