"S'është pronë e Dako-Sakos", Cara: Bashkia, derë e mbyllur për qytetarët, e hapim me 15 maj
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Durrësin, Igli Cara, apelon durrsakët se më 14 maj është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse.
Ai shprehet se banorët e Durrësit prej vitesh po shpërfillen nga qeveria, dhe me votën e tyre në zgjedhjet lokale kanë mundësinë për të “për të refuzuar mashtrimet dhe manipulimet me investime elektorale që revoltojnë çdo njeri të ndershëm”.
“14 maji është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse dhe shpërfilljen shumëvjeçare ndaj banorëve të Durrësit. Është edhe mundësia për të refuzuar mashtrimet dhe manipulimet me investime elektorale që revoltojnë çdo njeri të ndershëm. Në 14 maj bëjmë ndryshimin. Qyteti je ti!”, shkroi Igi Cara një postim në “Facebook”, ku publikoi edhe foto nga takimi me qytetarët durrsakë.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, vlerëson se 14 maji është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse dhe mundësia për të refuzuar manipulimet me investime elektorale.
“14 maji është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse dhe shpërfilljen shumë vjeçare ndaj banorëve të Durrësit. Është edhe mundësia për të refuzuar mashtrimet dhe manipulimet me investime elektorale që revoltojnë çdo njeri të ndershëm. Në 14 maj bëjmë ndryshimin. Qyteti je ti!”, shkruan Cara.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, shprehet se institucioni i bashkisë ka qenë një derë e mbyllur për qytetarët dhe është trajtuar si pronë e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe kryebashkiakes aktuale, Emirjana Sako. më herët i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, ai deklaroi se në Durrës nuk është përmbyllur as 50 % e procesit të rindërtimit.
“E para kryefjala është që bashkia është një derë e mbyllur për qytetarët, sepse është menduar si pronë e një grupi të caktuar, Dako e Sako. Në çdo takim më thonë që nuk vijnë as të ballafaqohen me premtimet. Sako nuk pranon të dalë në përballje me rivalin dhe kjo tregon shumë. Kostot e jetesës janë rritur shumë dhe nuk kanë marrë shërbimet që duan. Më shumë se gjysma e qytetit ka ujë me ndërprerje, transporti urban lë për të dëshiruar, procesi i rindërtimit një plagë që në këto katër vite ka rënduar në Durrës. Sot nuk është mbyllur as 50% e procesit të rindërtimit. Të gjitha këto do të gjejnë zgjidhje pas datës 14 maj. Socialistët Po manipulojnë njerëzit duke thënë se do japin shtëpi me lista, por të gjitha këto janë propagandë për të fituar vota”, tha Cara.
Sipas tij, deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me mosfinancimin e bashkive të djathta pas 14 majit, nuk janë asgjë tjetër veç presion për të manipuluar votën në shkelje të hapur të Kushtetutës.
“Buxheti i bashkisë përbëhet nga grantet e kushtëzuara e të pakushtëzuara dhe paratë që prodhon vetë. Me paratë që administron vetë bashkie janë më shumë se grantet e qeverisë. Ky është presion që bën Ram për të manipuluar votën, shkelet hapur Kushtetuta. Paratë që sjell qeveria në Durrës janë detyrim ligjor dhe Rama nuk i pengon dot. Grantet ndahen në bazë të kontributit që bashkia jep për buxhetin e shtetit. Durrësi ka 13 mijë biznese që paguajnë taksa dhe kemi të ardhura të shumta nga turizmi, sidomos gjatë verës”, u shpreh Igli Cara.
Ai shtoi se 14 maji nuk duhet parë si një garë për ndryshimin e emrave në krye të bashkisë, por të ndryshimit të një filozofie të qeverisjes së qytetit, ku Durrësi nuk duhet të shihet më si pronë e disa njerëzve, por e qytetarëve, të cilët paguajnë taksa.
Ai foli edhe në lidhje me presionin e bërë nga qeveria ndaj qytetarëve në lidhje me votën, duke i bërë thirrje drejtorëve të mazhorancës të qëndrojnë larg zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se për të tilla akte po mblidhen prova.
“Kjo garë nuk është për të ndryshuar emrat, por për të ndryshuar filozofinë e qeverisjes së qytetit, nuk duhet parë si pronë e disa njerëzve, pronarët e vërtetë janë qytetarët sepse janë ata që paguajnë taksa. Ai kryqi në fletën e votimit është firma që hedhin qytetarët për të marrë në punë administratën e bashkisë. Pikat e mia më të forta, kapitali më i çmuar i qytetarit është njeriu, të cilit duhet t’i sigurojmë mirëqenie. Nisur nga shkollat kopshtet e çerdhet, te trajtimi i papunësisë me trajnimin falas të të rinjve, menaxhimi i mirë i parasë publike dhe kthimi i tyre në shërbime. Mosha e tretë është lënë pas dorë, jo për pensionet sepse atë e ka në dorë qeveria, por në krijimin e ambienteve çlodhëse”, theksoi Cara.