Sefa: Drafti i Amnistisë do të kalonte me votat e PD-së vetëm në një rast, vetëm nëse PS-ja
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” komentoi sërish kundërshtimin e draftit të mazhorancës në lidhje me Amnistinë Penale.
Sipas Sefës, ka vetëm një mundësi që amnistia të marrë konsensusin e opozitës dhe PD-së zyrtare.
“Amnistia do të kalonte vetëm në një rast: nëse Partia Socialiste do të pranonte të gjitha amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike që kishin të bënin vetëm amnistimin e procedimeve penale për protestuesit që nga viti 2018 deri në 31 dhjetor të vitit 2020, ku janë me qindra qytetarë që enden akoma në zyrat e qytetarëve.
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ministri i Drejtësisë ia la këtë një deputeti të opozitës, ku ky i fundit doli dhe foli qartë se nuk është ai amendamenti i propozuar.
Pra ministri duhet të dalë dhe të thotë sot se i kujt është amendamenti, pasi ai nuk ka qenë në asnjë moment pjesë e draftit të Amnistisë”, u shpreh ndër të tjera Indrit Sefa.
NDIQNI EMISIONIN “ORA E BETIT” TË PLOTË