Çështja “McGonigal”, Rama: I jam referuar dokumenteve zyrtare në SHBA! S’kam pasur as lidhje dhe as dijeni lidhur me çfarë...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, në prononcimet e tij lidhur me çështjen “Mc Gonigal” i është referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA.
Në një prononcim për mediet nga selia e PS, pas mbledhjes online të Asamblesë së PS i pyetur për çështjen “McGonigal”, Rama tha se:
“Unë në prononcimet e mia lidhur me këtë çështje i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse unë vetë s’kam pasur as lidhje dhe as dijeni lidhur me çfarë kanë publikuar zyrtarisht institucionet e SHBA”.
Rama u shpreh se e ka takuar ish-zyrtarin e FBI-së, Charles Mc Gonigal dhe do ta takonte sa herë të kthehej mbrapa.
“E kam takuar dhe do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa, sepse unë në takimet e mia jam Kryeministri i Shqipërisë dhe vlerësoj se në të gjitha rastet kur kërkohet takim nga zyrtarë amerikane, evropianë apo të vendeve aleate jam gjithmonë i gatshëm t’i pres”.