Reforma Zgjedhore/ xhelal Mziu: Kuvendi seancë maratonë të enjten dhe të premten
Përmes një interviste në Ora News, deputeti i PD-së, Xhelal Mziu u shpreh se do të ketë seancë plenare nesër dhe pasnesër, lidhur me rendin e ditës dhe Kodin Zgjedhor.
Mziu: Për të qenë më korrekt do të ketë seancë nesër dhe pasnesër. Nesër do të kemi 5-6 institucione që do të raportojnë dhe do të kemi një seancë dy-ditore. Ajo që është e rëndësishme për opozitën dhe çdo votues është Kodi Zgjedhor që ka shkuar në afatet limit dhe akoma nuk ka një zgjidhje e duhur nga mazhoranca.
Koalicionet zgjedhore janë totalisht të ligjshme. Deri në këto momente nuk kemi një dakordësi mes palëve, dhe presim një marrëveshje në orët e fundit. Ne kërkojmë që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit, ku ndërhyri edhe faktori ndërkombëtare dhe ku u arrit një marrëveshje e pranueshme.