Rama: Reformën në drejtësi nuk e bënë anglo-sanksonët, por PS-ja, ndërkombëtarët na marrin si shembull

Reformën në drejtësi Edi Rama thotë se e ka bërë Partia Socialiste dhe jo aleatët strategjikë ndërkombëtar.

“Le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS  nuk ka anglo-amerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri. Nuk erdhën në Shqipëri në 2013, këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga ferri i diktaturës… nëse reforma do të ishte produkt eksporti i detyrueshëm për vendet që duan të futen në BE, atëherë BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera në Ballkan.

Ndërkohë që atyre vendeve u tregojnë Shqipërinë dhe u thonë merrni shembull sesi bëhet pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Ndaj ata që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarët e PS.

Nuk e solli koha këtë transformim, por PS, dhe PS e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe jo Amerika”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë tha se “Para se të thoni ‘sa mirë që ne bëri Amerika’… E bëjmë dhe në një gjë nëse i hyjmë. Këtë meritë historia s’ka kujt ia njeh përveç… Problemi i madh sot është se çfarë duhet të bëjmë ne më shumë dhe shumë herë që të afrojmë ditën që drejtësia në Shqipëri të jetë e aftë, e ndershme për të gjithë shqiptarët. Gjithçka po ndodh me hetimet ndaj individëve me një profil të lartë të politikës. Është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të fjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma, në  nëntokën e kombit shqiptar.

Kjo është një domosdoshmëri për të shkuar para për forcimin e mirëqeverisjes. Ndaj do e mbështesim pa kushte këtë krijesë. Nuk mjaftojnë disa ditë që të kalosh nga një fazë shekullore, në një fazë të funksionimit të shtetit të së drejtës. Armiqtë e parlamentit të Shqipërisë na morën thuajse 3 vite, kur u aprovua e gjithë ajo paketë. Teksa ne do vazhdojë të mbështesim drejtësinë e re me hapat e saj , ka ardhur koha që t’i bëjmë pyetje të rëndësishme vetes. Ka ardhur koha që të bëjmë shumë më tepër me veten dhe pastaj përmes PS-së, për ta nxitur dhe formuar drejtësinë  re që të shtrihet në të gjithë mekanizmin e drejtësisë. Se SPAK janë 1-2 km në distancë nga Prokurorie e Tiranës.

Këtu u fol për 21 janarin, që është peng i drejtësisë së vjetër. Mendoni se në çfarë gjendje janë gjykatat. Ne duhet të mendojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë që drejtësia të rrisë profesionalizmin e saj.”

EMISIONET