Rama me deputetët e PS: Të ndalim “Teatrin e Baltës” të opozitës në Kuvend! Duhet t’ia ndërpresim kohën e marrë me forcë

Kryeministri Edi Rama në përmbyllje të mbledhjes maratonë me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi se procesi i integrimit europian kërkon një shërbim administrativ parlamentar shumë më cilësor.

“Megjithëse administrata aktuale numëron numër të madh personash, barra kryesore e punës mbështetet tek një numër i vogël individësh”, tha ai.

Rama theksoi se për të përballuar sfidat e negociatave dhe sigurinë juridike, nevojiten forca të reja dhe ekspertizë e dedikuar pranë komisioneve përkatëse.

“Kjo reformë është thelbësore që mekanizmi i koordinimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar të funksionojë siç duhet, duke siguruar që skuadra negociatore të ketë mbështetjen e nevojshme teknike dhe profesionale në çdo hap të procesit”, u shpreh ai.

Duke i bërë një analizë e kohës televizive dhe hapësirës parlamentare, Rama u shpreh se opozita gëzon më shumë kohë në dispozicion se homologët e tyre në vendet e BE-së.

"Mjaft me “Teatrin e Baltës” të opozitës në Kuvend!", deklaroi Rama.

Megjithatë, Rama akuzon opozitën për abuzim me procedurën, duke marrë peng jo vetëm Kuvendin, por edhe publikun përmes bllokimit të seancave.

Situatën e përshkroi si një “teatër balte” ku mbizotëron dhuna verbale dhe fizike, e cila nuk mund të tolerohet më.

"Sjellja jonë Kuvend është një goditje psikologjike për qytetarët që na shikojnë në televizor", tha Rama.

Theksin në këtë drejtim Rama e vuri tek ndikimi negativ social dhe edukativ që këto pamje kanë tek qytetarët dhe të rinjtë.

“Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme bazuar në rregulloret evropiane për të sanksionuar çdo cënim të dinjitetit dhe për të ndaluar legalizimin e 'rrugaçërisë' në sallën e Kuvendit”, deklaroi Rama.

EMISIONET