Rama: Angazhim pozitiv nga gjithë drejtuesit e PS, duhet kujdes në zonat rurale, ndryshimet janë pjesë e jona

Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste e nisur në orën 17:30

Pas mbledhjes kreu i PS, Edi Rama tha për gazetarët se kjo mbledhje kishte si qëllim për të vijuar me angazhimet e reja, ku përfshihen edhe balancat gjinore në ato organizata ku ka probleme.

Rama: Shkoi shumë më mirë se sa disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Jemi në fazën e dytë, që është faza e angazhimit për anëtarësimet e reja, dhe për adresimin e balancës gjinore, në disa organizata në çdo qark. 

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në parti, Rama theksoi se PS ëhstë këtu sot për shkak se herë pas here ndryshon veten.

Rama: Ndryshimet janë pjesë e Partisë Socialiste, por ky nuk është qëllimi në vetvete, dhe nga raportimet e sotme është e qartë që ndryshimi është pozitiv, por sistemi flet me vetë. Të gjithë anëtarët e asamblesë do të kenë një organizatë të ndarë sipas qarqeve dhe unë do të jem në të gjitha qarqet. 

EMISIONET