PS shkon në zgjedhje të brendshme, Rama i kërkon Asamblesë numrat realë të anëtarëve në çdo degë: Nisni anëtarësimet e reja

PS shkon në zgjedhje të brendshme, Rama i kërkon Asamblesë

Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste vijon që prej orës 17:30.

Mësohet se Kryesocialisti Edi Rama kërkon nje shifër të saktë sa i përket anëtarëve aktivë.

Gjithashtu, Rama kërkon anëtarë të rinj në çdo organizatë, si dhe barazi gjinore në bashkëdrejtimin e tyre.

Ai ka kërkuar raportim të plotë të situatës e pas njohjes së situatës konkrete do të bëhen zgjedhje të brendshme partiake në kuadrin kohor mars-prill.

Vetë Rama është shprehur se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë zonës ku ai mban mandatin dhe kërkon të njëjtën gjë për të gjithë anëtarët e partisë.

Rama ka kërkuar që strukturat të punojnë për 15 marsin ashtu sikur të jenë zgjedhje të përgjithshme.

Gjithashtu, Rama ka kërkuar me shumë angazhim dhe më shumë takime me qytetarët.

“Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet te ndahet veç pjesa jo aktive.

Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë.

Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve. Të ketë një iventar për çdo familje", mësohet të ketë deklaruar ai.

EMISIONET