West End nderon ikonën britanike, Judi Dench fiton një teatër me emrin e saj!

West End nderon ikonën britanike, Judi Dench fiton një teatër me

Një nga teatrot më të njohur të West End-it në Londër do të marrë një emër të ri në nder të aktores legjendare Judi Dench. Duke filluar nga shkurti i vitit 2027, historiku Shaftesbury Theatre do të quhet zyrtarisht Judi Dench Theatre, si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të artistes në artet skenike britanike.

Ky vlerësim e bën Dench vetëm gruan e dytë jo-mbretërore që i jep emrin e saj një teatri në West End, pas Gillian Lynne, e cila u nderua në të njëjtën mënyrë në vitin 2018.

Aktorja 91-vjeçare ka një lidhje të gjatë me këtë teatër dhe me botën e teatrit londinez, ku ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme gjatë dekadave. Në reagimin e saj, Dench e cilësoi këtë nderim si “vërtet mbresëlënës”, duke theksuar se teatri ka zënë gjithmonë një vend të veçantë në jetën e saj.

Riemërimi i teatrit konsiderohet një homazh i rëndësishëm për një prej figurave më të dashura dhe më të respektuara të kulturës britanike, emri i së cilës tashmë do të lidhet përgjithmonë me një nga skenat më prestigjioze të Londrës.

EMISIONET