"Pse te blogeret qenka problemi?"/ Berisha në Cërrik: Duhet të vendosim politika ripopullimi, nxitje

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një takim me fermerët në Cërrik, ka risjellë si sa herë problematikat që janë shpalosur përgjatë viteve në Shqipëri.
Kryedemokrati përmendi problematika si shpopullimi dhe ulja e lindjeve.



Gjithashtu, nuk la pa përmendur përplasjet e qytetarëve ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Berisha thekson se problemi i qeverisjes nuk janë blogeret, të cilat janë përmendur përgjatë takimeve me socialistët nga vetë Kryeministri Rama.
Kreu demokrat nënvizon akuza lidhur me vjedhje dhe shpopullim i shqiptarëve.

FJALA E BERISHËS:

"Kurrë, njëqind vjet më parë, një njeriu që i ka bërë dëmet më të tmerrshme, nuk i ka bërë kush dëmet më të tmerrshme sa ky. Ju them këtu. Nuk i ka bërë kush. 

Sepse ky përveç të tjerash ka larguar nga Shqipëria vetëm gjatë qeverisjes së tij, 47 ose 46% të shqiptarëve. Ata... ta them unë... na duhen 40 vjet për të shkuar ku ishim.

Ta kemi shumë të qartë. Sot kemi lindje sa ç'kishim 100 vite më parë.

Në këtë shkallë kemi arritur, por e keqja... ka një fjalë populli shumë të mirë.

Thotë, "e keqja s'ka fund".

Ndaj dhe ne duhet ta ndalim të keqen, sa më shpejt, mos shkojmë më tej, të vendosim politika, ripopullimi.

Shqipëria është vend i bekuar, nuk ka vend në botë jetë më të pasur se Shqipëria, absolutisht.

S'e gjen një vend të dytë ti.

Me pasuritë e jashtëzakonshme që ka ky vend.

Dhe të bëjmë të kthehen njerëzit, se përndryshe ne të ardhmen e kemi shumë të vështirë.

Ne duhet... duhet ta heqim këtë, të vendosim politika, ripopullimi, nxitje, stimuj dhe bëhen ato. Të gjitha. Po heqja e tij, është heqje e një të keqe të madhe.

Shikoni çfarë bën. U bë në antimitngje. Kur bën si i luajtur. Nuk është i luajtur. Po është i tmerruar. Merret ka, merret... Ky bloger, ai blogere... me një fjalë, "po pse mo tek blogerët qenka problemi?". Jo mo jo, s'është te blogerët, është pra te ato vjedhje të tmerrshme që ke bërë ti.

Është pra atë përzënie që u bën shqiptarëve nga Shqipëria.

Është për atë varfëri që e thellon çdo ditë e më shumë. Për ata oligarkët... e the bukur. Të gjithë Shqipërinë e ka... e ka... e ka vendosur. Miq, 2005 - 2013 kemi ndërtuar 11.300 km rrugë. Jua them këtu. Rrugë të kombëtare pa përjashtim dhe rrugë të mëdha janë ndërtuar nga kompanitë më të mëdha të Evropës dhe të botës. Janë ndërtuar shumë më lirë, janë... dhe sot s'kanë lëvizur asnjëra prej tyre."

 

EMISIONET